Vozinha: Pavarësisht eliminimit, ekipi e ka arritur një fitore shumë më të madhe se rezultati në fushë
Përralla e Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës 2026 ka marrë fund, por kombëtarja ishullore largohet nga turneu me krenari dhe admirim nga e gjithë bota e futbollit.
Pas humbjes spektakolare 3-2 nga Argjentina në fazën e 1/16 së finales, futbollistët e Kepit të Gjelbër e fituan respektin e tifozëve dhe opinionit sportiv falë paraqitjeve të jashtëzakonshme gjatë turneut.
Një nga figurat simbol të kësaj skuadre, portieri dhe kapiteni Vozinha, u shpreh se, pavarësisht eliminimit, ekipi e ka arritur një fitore shumë më të madhe se rezultati në fushë.
“Tani e dinë të gjithë se ku ndodhet Kepi i Gjelbër në hartën e botës”, deklaroi ai, duke theksuar se kombëtarja i ka bërë krenarë të gjithë qytetarët e vendit.
Me një popullsi prej rreth 500 mijë banorësh, Kepi i Gjelbër ishte surpriza më e madhe e këtij Botërori.
Skuadra arriti të shkruajë histori duke u bërë vendi më i vogël që ka shënuar ndonjëherë gol në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës.
Edhe pse aventura përfundoi përballë kampionëve të botës, futbollistët e Kepit të Gjelbër largohen me kokën lart, pasi i fituan zemrat e miliona tifozëve dhe dëshmuan se në futboll pasioni, organizimi dhe besimi mund ta sfidojnë çdo parashikim.
